ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ilace? Jo, kivi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Ilace? Jo, kivi   5th October 2008, 4:37 am

I quajne antioksidante. Jane vitaminat dhe mineralet qe na ndihmojne per te qene ne forme. Dhe nuk nevojitet recete: gjithcka gjendet tek frutat

Ku s'hyn mjeku, hyjne frutat. Nje shaka, por jo dhe aq e ekzagjeruar. Pasi ketu hyjne ne valle shendeti dhe "mbrojtesit e tij natyrale", antioksiduesit. Mbi vlefshmerine e tyre, askush nuk ka dyshime: keto molekula jo vetem qe riparojne demet qe shkaktohen me kalimin e kohes, por ndihmojne edhe per te mbajtur larg shume semundje. Nje lloj elikziri i ndertuar nga vete natyra, te cilit mund t'ia ndiejme dobine thjesht duke ngrene fruta dhe perime. Por me perpara se te mendojme per perdorimin, ia vlen ne fillim te kuptojme se perse keto substanca jane kaq te rendesishme. Per ta thjeshtuar, qelizat tona per te prodhuar energji perdorin oksigjenenin, qe si gjithe "karburantet" le skorje. Dhe jane pikerisht keto molekula "mbetje" qe shkaktojne mjaft probleme. A e keni prasuysh se cfare i ndodh nje fruti te prere? Kontakti me oksigjenin i ndryshon ngjyren. Ne qelizta tona ndodh dicka e ngjashme.

Mbrojtesit e qelizave

Pikerisht ketu hyjne ne loje antioksiduesit, qe ndreqin se paku pjeserisht demet oksiduese. Per te thene te verteten, mekanizmi sipas te cilit veprojne nuk eshte ende edhe aq i qarte, por nderkaq dihet qe pershembull betakarotina [vitamina A], vitamina E apo edhe seleni jane te cmueshem perelasticitetin e fibrave dhe licopeni [domatet jane te pasura me te] mbron qelizat e sistemit kardiovaskular. Nje sistem laboratorik kimik kaq i sofistikuar sic eshte trupi yne, eshte i afte t'i prodhoje me se miri, mjaft ta furnizojme me lendet e duhura. Pershembull ky laborator di te perdore mjaft mire ne funksionin antioksidues disa vitamina, si ate E [qe gjendet ne drithra] apo vitaminen C [me te cilen jane te pasura agrumet] dhe shumeminerale si magnezi [tek bizelet dhe spinaqi] por edhe hekurin dhe kromin [te cilat alkimisti yne i brendshem duhet t'i perpunoje pasi ne origjine atojane oksidues].

Pastaj, se sa te vlefshme jane vitaminat & co. per te mbajtur trupin ne forme e per te larguar rrudhat, kjo eshte dicka qe dihet. Ajo qe duam te dime me mire eshte se sa mund te na ndihmoje nje diete antioksiduesish per te parandaluar semundje te tilla te renda si tumori pershembull. Per kete eshte folur se fundmi edhe ne konferencen e nente nderkombetare per ushqimin, te mbajtur ne Rome. "Ekzistojne provat se ushqimet vegjetale na mbrojne nga kanceri". Kjo eshte teza e Mauro Serafinit, i Institutit per kerkimet mbi ushqimin. "Hipoteza qe ka me teper gjasa te vertetohet eshte se antiokisiduesit qe merren permes ushqimit, "dialogojne mes tyre", duke punuar se bashku kunder stresit oksidues, e duke reduktuar ne kete menyre demtimin e ADN-se. Keshtu zvogelohet rreziku i kancerit". Pra, pak me teper sesa nje dyshim i thjeshte, i konfirmuar edhe nga te tjere. "Popujt qe hane me teper fruta dhe perime, rezultojne me te shendetshem se ata qe jane mesuar me ushqime me origjine shtazore, te cilat favorizojne "skorjet", konfirmon Andrea Ghiselli, nje tjeter kerkues i ketij instituti. Por efektet pozitive te antioksiduesve nuk mbarojne me kaq.

Elozhe domates

Nje studim i Universitetit te Harvardit, spjegon se me ane te nje konsumimi te perditshem te vitamines C, jane ulur shqetesimet kardiake ne nje grup grash. Nje kerkim i rendesishem [pjeserisht i zhvilluar ne Itali], ka verifikuar se si nje kokteil antioksiduesish e ka permiresuar shikimin e nje grupi te semuresh nga syte, ndersa nje studim suedez ka treguar se nje diete mesdhetare ndihmon ata qe vuajne nga artriti reumatizmal. Nje rol ky qe e kryejne mbi te gjitha domatet, drithrat dhe perimet e gjelbra. Por qe megjithate nuk mund te bejne mrekullira. "Skorjet ne organizem nuk shkaktohen vetem nga djegia e oksigjenit, por formohen edhe per shkak te duhanit, nga konsumimi mbi normat i yndyrnave shtazore, i skuqjes apo i gatimit teper te zgjatur te ushqimeve: nuk mjafton sigurisht qe nje ushqim te skuqur shume ta mbysni pastaj me karrota apo me selino, duke menduar se keshtu po eleminoni efektet", paralajmeron doktor Ghiselli. Me fjale te tjera, nuk ia vlen qe t'i konsiderojme si "antidode" e zakoneve tona te keqija.

Edhe tentativa per t'iu drejtuar vitaminave te sintetizuara ne laboratore [qe <b>[Censored]</b>n ne farmaci ne forme pilulash], eshte nje rruge qe nuk na con dhe aq larg. "Ne nje hape, nuk mund te gjendet kurre e gjitha ajo qe mund te gjendet tek nje frut: vitaminat por edhe polifenoli dhe mjaft substanca te tjera, qe nuk i njohim ende mire por qe bashkeveprojne midis tyre", kujton doktor Giselli. Pra, nuk do te mjaftonte nje farmaci per te zevendesuar nje molle. Superioriteti i ketyre substancave natyrale, konfirmohet edhe nga nje studim i fundit i publikuar ne revisten prestigjoze shkencore "Lancet" e cila pranon mungesen e provave ne mbeshtetje te efektshmerise se antioksiduesve te ndertuar ne laboratore.

Sa vitamina?

"Ata qe ushqehen ne menyre korrekte, nuk kane nevoje per asgje suplementare", na sigurojne kerkuesit. "Dhe ne ndryshim me ate qe ndodh kur ju drejtohesh tabletave, ne kete rast nuk ke kurre shqetesimin e dozave: mendon vete organizimi per te perzgjedhur se sa duhet".

Hipoteza se shume antioksidues ne nje pilule mund te bejne dem, eshte cuar me tej nga nje kerkim i Fda-se [enti qeveritar anglez per standartetushqimore]. Kjo hipoteze, botuar gjithashtu ne "Jama" [gazeta e lidhjes mjekesore ne SHBA], u ka hapur udhen te tjera hetimeve per te zbuluar edhe me tej.

Nese tek dikush qe gezon nje shendet te mire, mjafton nje portokalle ne dite, per te garatuar dozen e duhur te vitamianve, ky arsyetim ndryshon per personat qe kane mangesi te te ushqyerit. Ne kete moment ndoshta eshte e nevojshme qe vitaminat te blihen ne farmaci, por asnjehere duke e vene veten ne rolin e mjekut e duke blere ato vitamina qe vete ne te na duken sikur na duhen, sidomos ne rastet e shtatezanise. "Ne kete rast pershembull, duhen perdorur tabletat qe permjane acid follik, per te parandaluar deformimet", thote eksperti. Kurse per gjithe te tjeret, nje "mjekim" i perbashket: sa me teper kivi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ilace? Jo, kivi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: