ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misteri i mitit të Holandezit fluturues

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Misteri i mitit të Holandezit fluturues   5th October 2008, 4:34 am

Historia e çuditshme mes sureales dhe të vërtetës që i ka mbijetuar katër shekujve

mallkuar të lundronte nëpër detra deri në përjetësi


Është një personazh që ka ekzistuar vërtetë, apo thjesht një figurë letrare? Miti i kapitenit të mallkuar, që drejtonte një anije fantazmë, ka shumë pasardhës dhe jo vetëm në Holandë


Pikat kyçe

1 - Një anije fantazmë dhe kapiteni i saj, i cili ishte i dënuar të udhëtonte përjetë, janë personazhet e shumë legjendave dhe veprave letrare

2 - Kanë ndodhur shumë çudira, mes tyre edhe dy vrasje angleze

3 - Ndoshta pas origjinës së mitit, fshihet një personazh historik, kapiteni holandez Bernard Fokke, i viteve 1600


"Në orën katër të mëngjesit, na preu rrugën një anije e madhe, ‘Holandezi fluturues‘. Lëshonte një dritë të çuditshme të kuqërremtë, si një anije fantazmë, mbi të cilën dalloheshin qartë pemët, flamujt dhe velat e një brigantimi (lloj anijeje) të gjatë 200 metra, e cila po na vinte përballë".

Ata që i tregojnë këto pamje misterioze, të cilat kanë ndodhur më 11 korrik të vitit 1881, janë Eduardi, Duka i Klarencit dhe vëllai i tij, princi Xhorxh, mbreti i ardhshëm i Anglisë. Gjendeshin në bordin e Madhërisë së Tij "Inconstant", duke lundruar përmes ngushticës së Bass-it, nga Melburni për në Sidnej, në Australi.

Shfaqe të vërteta

Gjithsesi, kur "Inconstant", iu afrua pranë pikës së përshquarjes, nuk gjeti asgjë. "Nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë anije të madhe", vazhdon tregimi. "Nata ishte e qartë dhe deti i qetë. Trembëdhjetë persona e panë atë që ndodhi. Në orën 10:45 të mëngjesit, marinari që kishte parë nga larg ‘Holandezin fluturues‘ ra nga pema e parroketës, mbi kështjellën përballë dhe u bë copë e çikë". Anija e mallkuar kishte bërë një tjetër viktimë.

Origjina e legjendës së ‘Holandezit fluturues‘, anija fantazmë që çan detet në përjetësi, nuk është e qartë. Sipas disa historianëve, legjenda lidhet me Holandën, ndërsa disa të tjerë mendojnë se e gjithë kjo ka një datë të saktë fillimi, maj i vitit 1821, që i korrespondon publikimit në "Blackwood‘s Magazine", revista historike angleze, një tregimi të shkurtër kushtuar anijes fantazmë. Gjithsesi, në pak vite, historia e "Holandezit fluturues" u bë mjaft e njohur falë librave të shumtë dhe sidomos falë veprës lirike të Richard Wagner "Anija fantazmë".

Sipas një versioni të legjendës, sjellë edhe nga shkrimtari Auguste Jan në 1832-in në romanin e tij "Historitë e një jete marine", anija drejtohej nga një komandant holandez, i cili njihej për karakterin e tij mospërfillës, që nuk kishte frikë asgjë dhe askënd. Ndërkohë që ishte i angazhuar të kaplonte Kepin e Shpresës së Mirë, një erë e fortë "që ishte e aftë ndalonte edhe një dem" e vuri në rrezik anijen.

Ekuipazhi iu lut kapitenit të ndërronte drejtim, por ky i fundit, ndoshta ishte çmendur ose kishte pirë, u lidh pas timonit të anijes dhe filloi sërish të lundronte duke kënduar këngë të turpshme. Kur anija filloi të humbiste nëpër stuhi, kapiteni iu drejtua Zotit dhe i kërkoi që ta fundoste. Ai, anija e tij dhe ekuipazhi ishin të mallkuar dhe të dënuar të udhëtonin në përjetësi pa arritur kurrë në një port, duke u shndërruar kështu në një parashikues fatkeqësish, për të gjithë marinarët që do t‘i takonin.

Për disa, në origjinë të kësaj legjende është një kapiten i cili ka ekzistuar vërtet, komandanti holandez Bernard Fokke, që ka jetuar në shekullin XVII. Bernard ishte mjaft i njohur për aftësinë e tij mes marinarëve anglezë, francezë dhe holandezë. Duke i forcuar trarët me marrje metali dhe duke sjellë risi në vendosjen e velave, Fokke arriti të bënte udhëtime të shpejta në drejtim të Indisë. Duket se 200 vjet më vonë, disa prej novacioneve teknologjike të adaptuara nga Fokke, do të ndihmonin në ndërtimin e anijeve të famshme të çajit, punëtorët e Lindjes.

Kur gjatë një udhëtimi anija e Fokke-s u zhduk në mënyrë misterioze, filluan të qarkullonin zëra se komandanti kishte bërë pakt me djallin, për të siguruar suksesin e punëve të tij detare, dhe se në fund të fundit djalli kishte ardhur për ta marrë.

Në versionin e historisë gjermane, kapiteni quhet Herr von Falkenburg, ndërsa në versionin holandez quhet Van Straaten. Sipas historianëve të tjerë, emri i tij është Vanderdecken dhe Ramhout van Dam sipas disa të tjerëve. Në fakt nuk është e qartë nëse nofka "Holandezi fluturues" i referohet anijes apo kapitenit të saj.

Miti i udhëtimit të pafund

Kushdo që të jetë historia e vërtetë e kësaj legjende, gjithmonë nëse ekziston, një burrë i mallkuar, i detyruar të udhëtojë në përjetësi, është e shumë e vjetër. Prototipi i këtij kapiteni, i cili udhëton pa u kthyer kurrë në shtëpi, është Uliksi i Homerit. Në mitologjinë e krishterë, njihet figura e një hebreu endacak, një burrë që goditi Jezusin gjatë rrugës për në kryqëzim. Kjo ishte arsyeja që u dënua të ecte përjetësisht deri sa Jezusi të kthehej në Tokë.

Kur Wagner, vendosi të shkruante një vepër mbi këtë histori më 1840-ën, i shpjegoi kështu arsyet e tij: "Figura e ‘Holandezit fluturues‘ është një krijim popullor legjendar. Në këtë histori një pjesë kryesore e natyrës njerëzore na flet me një forcë që të prek në zemër. Kjo pjesë, në domethënien e saj më të gjerë, është dëshira për të arritur paqen dhe pushimin, ndërkohë që gjendet mes stuhive të jetës".

Mbreti mjekërgjatë dhe zana

Legjenda të ngjashme gjenden edhe në kulturat e tjera. Për shembull në Kili, është e famshme rasti i "Caleuche"-s, një anije fantazmë që lundron natën në rrethinat e ishullit të Chiloé-së, duke u ardhur në ndihmë gjatë stuhive anijeve që janë në vështirësi. Ndërsa në New England lundron "Palatine", një anije me tratë të djegur nga flakët në vitin 1752. Kjo e fundit është parë sërish nga banorët e Ishullit Rode.

Nëse shumë prej këtyre historive tregohen si legjenda dhe përralla brez pas brezi nga marinarët, ndonjë prej tyre mund të jetë edhe e vërtetë. Por, për ta shpjeguar nuk është e nevojshme të trazojmë botën e shpirtrave, mjafton ajo pamore. Në fakt ekziston një lloj mirazhi, njohur ndryshe si "Zana Morgana", ku një imazh i reflektuar (një bregdet apo anije), duket sikur qëndron pa lëvizur në horizont dhe ndryshon menjëherë formë, pikërisht siç bënte personazhi homonim i mitologjisë kelte.

Bëhet fjalë për një efekt që vërehet kur sipërfaqja e ujit është shumë më e ftohtë se atmosfera dhe arrin të ftohë shtresat më të ulëta të ajrit. Rrjedhimisht, ndryshimi në dendësinë e ajrit, prish kështu treguesin e përthyerjes dhe modifikon analogun ku reflektohen rrezet e diellit, duke krijuar imazhe të cilat duken sikur qëndrojmë mbi det.

Sipas një legjende, e cila është mjaft e përhapur në Mesinë, ku mirazhi është i zakonshëm, në kohën e pushtimeve barbare, një mbret i barbarëve që kishte arritur në ujërat e Rexho Emilias, u arrestua sepse nuk kishte anije. Mbreti dëshironte të pushtonte Siçilinë, por nuk dinte se si të arrinte në këtë vend. Thonë se u shfaq një grua, e cila i ofroi ishullin, duke e bërë që ky i fundit të dukej disa metra larg. Mbreti u zhyt në ujë, i bindur se do ta arrinte me not, por shpejt pamja iu venit dhe kështu ra në kurth. Në atë rast bëhej fjalë për një mirazh të krijuar pikërisht nga Zana Morgaba për të gënjyer mbretin.



"Anije me spektra nga e djathta"... Shfaqet e fundit


Që kur ka lindur legjenda, përshquarjet mbi "Holandezin fluturues" kanë qenë të shumta. Ja versionet më të "besueshme", përveç, atij të "Inconstant", që kishte në bord mbretin e ardhshëm të Anglisë, Xhorxhin.

24 janar 1923 - Katër persona panë nga larg një anije pa vela që shkëlqente në mjegull.

1939 - Dhjetëra njerëz pohuan se e kanë parë "Holandezin fluturues" t‘u presë rrugën në False Bay, në Afrikën e Jugut.

3 gusht 1942 - Në orën 9 të mëngjesit, dy zyrtarë të anijes luftarake "HMS Jubilee" panë "Holandezin fluturues". Thuajse në të njëjtën kohë, një pamje e ngjashme u sinjalizua edhe nga një nëndetëse gjermane.


Shfaqje e frikshme

Në foto, anija fantazmë, pikturuar për veprën me të njëjtin titull të autorit Richard Wagner, në një prezantim të 1939-ës


Kapiteni i frikshëm

Kapiteni i anijes fantazmë në serinë e dytë të filmit "Pirati i Karaibeve"


I dënuar të lundrojë

"Holandezi fluturues" në një ilustrim të vitit 1900


Ndoshta ishte Vasko de Gama, ai që frymëzoi mitin e anijes fantazmë


Letërsia

"Holandezi fluturues", nuk është anija e vetme e mallkuar e letërsisë. Anije të ngjashme, që mishërojnë shpirtin e shqetësuar të romanticizmit, shfaqen të paktën në 20 vepra të viteve tetëqind


Historia

Kështu e interpretoi Wagner

"Anija fantazmë", kryevepra e kompozitorit Richard Wagner, është vepra që e ka bërë të famshme legjendën e "Holandezit fluturues". Vepra lirike frymëzohet totalisht nga miti.

Mallkimi - Anijen e drejton Holandezi fluturues, që i tregon kapitenit të anijes historinë e tij: një forcë e mbinatyrshme e komandon që të lundrojë në përjetësi. Deri sa Holandezi të gjejë një grua e cila do t‘i dhurojë dashuri të vërtetë, anija nuk do të ndalet.

Tradhtia! - Kështu lindi një dashuri e madhe mes Holandezit fluturues dhe vajzës së kapitenit, Sentës. Por krejt rastësisht Holandezi zbuloi se vajza kishte qenë e fejuar një herë. Ai mendon se është tradhtuar nga Senta dhe zhduket me anijen e tij.

Të bashkuar - E dëshpëruar, Senta, hidhet në det duke u betuar për besnikërinë e saj. Kështu sakrifica e saj e prish mallkimin dhe anija mbytet. Shpirti i Sentës dhe Holandezit shfaqen në horizont të bashkuar përgjithmonë në vdekje.


Holandezi fluturues kishte bërë pakt me djallin që të lundruar me shumë shpejtësi


Kur luante me skuadrën italiane të futbollit "Milan", Marko Van Basten, thërritej ndryshe "Holandezi fluturues"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Misteri i mitit të Holandezit fluturues   15th October 2008, 3:22 am

interesante

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Miss-I



Female Numri i postimeve : 33
Age : 27
Registration date : 14/10/2008

MesazhTitulli: Re: Misteri i mitit të Holandezit fluturues   15th October 2008, 4:15 am

MISTERIOZJA shkruajti:
interesante



E LEXOVE TE TEREN FAQE MISTERUSHE?? PU.....HAJDE pun SA TE MBRAOJ KTE QE PO SHKRUAJ PER SHKOLLE DHE ERDHA TA LEXOJ.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Misteri i mitit të Holandezit fluturues   19th October 2008, 4:15 am

kiss

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Misteri i mitit të Holandezit fluturues   Today at 10:57 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misteri i mitit të Holandezit fluturues
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: