ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maria Sharapova, Nuk kam shoqe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Maria Sharapova, Nuk kam shoqe   5th October 2008, 4:22 am

Eshte me e bukura dhe (pothuajse) nje nga tenistet me te forta ne bote. Sekreti i saj? Ta mbaje zemren larg fushes, te mos lexoje gazeta dhe te mos i harroje kurre ato dite, kur e ema i mungonte aq shume

Maria Sharapova u pergjigjet vetem pyetjeve qe kupton. Nuk eshte nje problem gjuhe e aq me pak inteligjence. Eshte nje ceshtje akoma me e thelle, thuajse filozofike. Qe e ben t’i zgurdulloje syte e jeshilte si atwherw kur gjate nje konference per shtyp ne Rome, dikush e pyeti nese kerkon nje te dashur qe t’i ngjaje te atit, prindi-menaxher i saj Juri. Nga anet e saj - Siberia ne fillim, Florida me pas- nuk e dine se kush eshte Edipi e as kompleksi i tij. Gjithsesi, “cfare lidhje ka kjo me tenisin?”.

Pastaj ajo kete di te beje: Gjuajtje te drejta apo diagonale, te shoqeruara nga ofshama te cilat dikush madje dhe i ka matur me decibel (duket se jane baraz me ate te nje sirene ambulance), e afte per te acaruar me to kundershtaret dhe per te eksituar meshkujt e pranishem ne shkallet e fushes se tenisit. “Kur e gjuaj topin uleras, e bej kete gje qe ne moshen 4 vjecare, mos ndoshta doni qe te pushoj tani?”, te thote. Nga ofshama ne ofshame, ka ngjitur klasifikimin femeror deri ne pozicionin e dyte qe mban aktualisht- por ne vitin 2005 arriti te kapte majen dhe me shume gjasa do te perpiqet ta kape serish, tanime qe numri Nje Justin Henin ka lajmeruar terheqjen e saj-, ka fituar titullin e sportistes me te pasur ne bote (fiton me shume se 22 milione dollare ne vit, mes cmimesh e sponsorizimesh. Se fundi u kurorezua si ambasadore e pare e markes SonyEricsson) dhe ka treguar se me disa, natyra mund te jete me te vertete bujare: Nese te dhuron kembe kilometrike nuk eshte e thene qe te heq talentin, kembenguljen dhe karakterin.

Karakteri i saj eshte shfaqur ne menyre evidente, kur disa jave me pare refuzoi te pozonte me teniste te tjera, per nje fushate promocionale te Sony Eriscsson Wta Tour, duke thene se nuk mund te imponohet nje sherbim fotografie para nje gare: Eshte ceshtje respekti. Para perspektives se nje gjobe prej 300 mije dollaresh, ajo arriti qe te pakten seanca fotografik te caktohej nje ore e gjysme, ndaj gjashte qe ishin parashikuar. Kjo eshte fuqia e Sharapoves.

Rreth ketij episodi te fotografimit, nepermjet sitit tuaj ju i kerkuat nje keshille fansave. Si iu pergjigjen ata pyetjes: “Sipas jush, cfare duhet te bej”?

“Zbulova qe mbeshtetesit e mi jane relativisht rebele: Mazhoranca e tete mije vetave qe m’u pergjigjen, me keshillonin qe te mos merrja pjese ne sherbimin fotografik”.

-Doni te me beni te besoj se keni lexuar 8 mije pergjigje?

“Sigurisht. Askush nuk me ka ndihmuar me sitin, si ne asgje tjeter qe mban emrin tim siper. Qe nga fillimi i vitit kam bere 60 mije milje me avion: Gjate fluturimeve kam kohe te merrem me te gjitha gjerat qe kane lidhje me imazhin tim”.

-Nje imazh per te cilin jeni shume xheloze, ashtu sikurse jeni dhe mbrojtese ndaj privatesise tuaj. Karakter apo nevoje?

“Nese jeton nje jete si e imja, jane te pakta gjerat qe mund t’i mbash nen kontroll. Atehere perpiqesh me te gjitha forcat e tua. Disa e kontrollojne ne menyre obsesive imazhin e tyre, sepse duan qe te jete “perfekt”, por ky nuk eshte rasti im. E di shume mire, qe jo te gjithe mendojne se une jam e bukur, e zonja dhe e suksesshme. Nuk do te ishte aspak argetuese, per te mos thene qe do te ishte e merzitshme. Mendoj qe mediat ekzistojne per te te kujtuar se nuk mund t’iu pelqesh te gjitheve”.

-Si ishte jeta juaj para tenisit?

“Nuk ka shume jete para tenisit. Deri para moshes 7 vjecare kam jetuar ne Rusi dhe nga kjo kohe kujtoj lojerat me femijte e tjere: Edhe atje doja te fitoja gjithnje. Nena

ime ishte vetem 20 vjece kur linda une dhe studionte ende. Me merrte me vete ne universitet, nuk donte te me linte ne kopsht, pasi e konsideronte te pakonceptueshme qe disa njerez te huaj te kujdeseshin per vajzen e saj. Atehere shkonim ne biblioteke, ajo studionte ndersa une shfletoja libra qe nuk dija t’i lexoja. Me kujtohet babai im, qe luante tenis thjesht per qejf. Dhe heren e pare qe mora nje rakete ne dore, isha 4 vjece. Sic e shikoni, nuk ka shume perpara tenisit”.

-Pastaj, ne moshen 7 vjecare fluturoni drejt Floridas me babane?

“Vitet e para ne Amerike ishin te veshtira per shume gjera: Gjuha, parate. Por gjeja me e veshtire ishte mungesa e nenes, e cila u bashkua me ne vetem pas dy vjetesh. Atehere nuk kishte email, ajo mund te na shhkruante vetem letra, te cilat mund te vonoheshin edhe tre jave per te ardhur. Ndjenjen e lodhjes gjate atyre muajve e kujtoj mire dhe shpesh. E mendoj sa here qe fitoj, sa here jam ne ndonje vend te mrekullueshem, sa here qe vendos te blej ate qe dua. I them vetes se rruga per te mberritur deri ketu ka qene e gjate dhe e mbushur me shume sakrifica per mua dhe familjen time, dhe ky mendim me ndihmon qe t’i jap kuptim gjithckaje.

-Babai juaj eshte shume prezent ne jeten tuaj: Gjithnje ne fushe me ju, gjithnje pas jush neper turne. E ndjeni ndonjehere nevojen per pak pavaresi?

“Babai eshte menaxheri dhe sigurisht prindi im. Nese perjashtohen detyrat e lidhura me keto dy role, nuk eshte dhe aq prezent ne jeten time dhe me le t’i jetoj 21 vitet e mia me shume liri. Nuk humbet asnje ndeshje timen, sepse eshte i semure pas tenisit: Sheh cdo gje, edhe turnete e femijeve. Disa e gjykojne si nje person te eger dhe te keq, por ne te vertete eshte teresisht e kunderta. E di qe shume nga bashkemoshataret e mi mezi presin te rrine larg prinderve. Per mua eshte ndryshe; kur shkon sa andej ketej, eshte bukur te kesh prane dike, tek i cili beson dhe qe te do”.

-Nuk keni marredhenie me koleget tuaja teniste? Ju dhe shiheni shpesh.

“Jo, nuk besoj se mund te kete miqesi ne kete ambjent. Nuk besoj se mund te mposht ne fushe, dike qe e kam perzemer”.

-Le te flasim pak per bukurine tuaj.

“Per mua nuk ka asnje rendesi. E di se cfare tipi jam dhe nuk me pelqen te gjykohem per pamjen time fizike. Ka vlere se si luaj tenis: Nese fitoj, fitoj, nese humbas, humbas. Jane fakte. Te tjerat jane vetem opinione”.

-Le te flasim per ftohtesine tuaj.

“Ne fushe, eshte. Por jashte jam simpatike dhe shume capkene. Pastaj edhe ai i vajzes se akullt eshte vetem nje opinion”.

- Dhe si mbroheni nga opinionet?

“Nuk i lexoj tashethemet qe jane per mua dhe vete deklarimet e mia i lexoj shume rralle: E di se cfare kam thene”.

-Nuk do ta lexoni as kete interviste?

“Ka intervista qe jane ndryshe: Une dhe ju jemi ulur dhe po bisedojme qetesisht, une kam deshire t’iu pergjigjem pyetjeve tuaja dhe jam kurioze te shoh se si do t’i perktheni mendimet e mia. E dini, edhe mua me pelqen te shkruaj”.

-Cfare tjeter ju pelqen te beni?

“Te qendroj ne shtepi. Me te vertete shtepi kam dy: Nje ne Florida me stil mesdhetar dhe nje tjeter ne Kaliforni, super moderne dhe me dizajn. Me shume se nje shtepi, eshte nje projekt: Prej disa kohesh jam e cmendur pas artit bashkekohor dhe i harxhoj parate e mia per te blere objekte te tilla. Pjesen tjeter te kohes dhe te parave te mia ia dedikoj modes, pasioni im, unazat dhe kepucet ne vecanti. Dhe mos me pyesni nese kur te heq dore nga tenisi, do te merrem me dizajn: nuk e di. E thone aq shume sportiste, saqe duket si nje klishe. Eshte si ne rastin kur te gjithe duan te hipin ne nje tren, ty te vjen deshira per te zbritur”.

-Nuk po ju pyes se cfare do te vije me pas, por kur do te jete “me pas”.

“Nuk e di me siguri, por jam e bindur qe para moshes 30 vjecare. Ndonjehere e gjithe kjo eshte shume e lodhshme”.

Nga Vanity Fair
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Maria Sharapova, Nuk kam shoqe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: