ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Miriam Cani: E lumtur që njoha Albanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Miriam Cani: E lumtur që njoha Albanin   5th October 2008, 4:18 am

Vjen një kohë kur njeriu bëhet i guximshëm për të pranuar ca gjëra të guximshme, siç është për shembull dashuria. Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, këngëtarja Miriam Cani ka pohuar për revistën se mes saj dhe këngëtarit Alban Skënderaj, një lidhje e mundshme e të cilëve është hamendësuar shpesh në shtypin shqiptar gjatë kohëve të fundit, mund të jetë e vërtetë.
Por që si çdo gjë tjetër do kohën e saj për të ecur përpara. Ndërkohë karriera artistike e Miriam Canit po njeh rritje mes eksperiencash të reja, ku spikat prezantimi i dy programeve televizive në Gjermani si dhe bashkëpunimi në muzikë me mikun e saj, Alban.

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme… Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vite më parë vajza nga Shqipëria Miriam Cani, fitoi vendin e parë në një talent show në televizionin gjerman. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (show girl). Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shown që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët. Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama... Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Association” dhe Cani hyri e sigurt në tregun muzikor shqiptar. Ajo do të bënte dhe një koncert në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Elbasan, së bashku me grupin “Preluders”, lidere e së cilës ishte. Muzikali “Chicago” ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme në jetën e saj profesionale, që e lidhi akoma më tepër më skenën shqiptare. Pas këtyre sukseseve që kanë një lidhje ekskluzive me muzikën, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. Ndërkohë që duket se me vajzat “Preluders”, pavarësisht nga dëshira nuk ka në plan asnjë projekt. “Secila është duke u marrë me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe një ditë kohë për diçka tjetër përpos aktiviteteve personale. Gjërat janë perfekt kështu siç janë”, thotë Miriami.

Miriami, tani edhe prezantuese

“Jam jashtë mase e kënaqur me jetën time profesionale për momentin”, rrëfen këngëtarja me origjinë nga Elbasani. Ajo po realizon momentalisht dy emisione të vetat në ekranet gjermane. Të dyja janë formate muzikore dhe kanë në qendër të tyre hitet më të mira të momentit, brenda dhe jashtë vendit. Secili prej këtyre programeve ka nga 850.000 shikues në ditë, gjë që Miriamin e gëzon së tepërmi, sepse është publiku më i madh që ka pasur deri më sot. Një prej emisioneve, i cili transmetohet çdo ditë është një lloj chartshow, një format interaktiv televiziv ku shikuesit janë njëkohësisht protagonistë. Ata mund të votojnë në internet këngët e tyre të preferuara. Programi tjetër është i natyrës “talent show” dhe në këtë format televiziv lançohen këngëtarë të rinj nga e gjithë bota por dhe risillen këngëtarët më në zë. “Para disa javësh kam ftuar në këtë emision edhe Albanin (Skënderajn) ku ai prezantoi këngën më të fundit, “Larg dhe afër”. Ky prezantim i tij para publikut jo vetëm gjerman, por dhe europian, pati një impakt pozitiv. Kam qenë po aq e lumtur për këtë sukses sa ç`do kisha qenë për veten, pasi më gëzon fakti që një artist shqiptar po krijon dhe audiencë të huaj”, tregon Miriami. Por nuk mbaron me kaq, “thesi i babagjyshit” po pëlcet nga dhuratat... Përveç këtyre dy emisioneve, Cani sapo ka filluar studimet në një shkollë prestigjioze televizioni në kanalin tashmë të njohur për botën, “Pro7”. “Është një shkollë për producentë. Aty po mësoj si të ndërtoj formatet e mia televizive, po mësoj se si bëhet gjithë puna përgatitore “mbrapa skenës”, thotë për revistën “Shqip” vajza nga Elbasani. Në fund të muajit gusht, kjo shkollë përfundon dhe ajo do të marrë diplomën e cila do t`i japë mundësinë të ndërtojë emisionet e veta, me idetë dhe gjetjet krejtësisht origjinale. “”Pro7” ka deri në tetë milion shikues në ditë dhe shanset për të bërë emisionet e mia edhe aty, janë të shumta”, shton e emocionuar ajo. Po muzika? “Sigurisht që ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time profesionale dhe do gjej gjithmonë kohë për të. Por jam e vetëdijshme nga ana tjetër, se gjithë këto mundësi nuk i jepen kujtdo, ndaj duhet t`i shfrytëzojë më së miri. Jam e lumtur që mund të arrij edhe më tepër në të ardhmen, këtu në Gjermani”, thotë liderja e “Preluders”.

Shpërblim dhe zhgënjim në Shqipëri

Nëse sot ajo është e njohur edhe në vendin e origjinës, kjo është meritë krejtësisht e vetë asaj, por dhe e të atit që e ka ushqyer gjithmonë me ndjenjën e dashurisë për rrënjët. “Sa herë që realizoj diçka të bukur, si arritjet në fushën e prezantimit së fundmi, mezi pres që t`ua tregoj këtë bashkëkombësve të mi. Mezi pres edhe t`i them kujtdo në artin gjerman se jam shqiptare, një shqiptare krenare”, tregon e përlotur Miriami. Ajo ka ikur nga Shqipëria kur ishte vetëm pesë vjeçe, por i ati nuk ka reshtur kurrë së foluri për atdheun e tyre. Kjo ka bërë që pavarësisht nga jeta e lumtur dhe arritjet në Gjermaninë e pasur, në shtetin perëndimor të mundësive, Cani t`i kthej gjithmonë sytë nga vendi i origjinës. Ja pse nuk i ka thënë “jo” asnjë ftese për të realizuar projekte artistike në Tiranë. “Muzikali “Chicago” ishte një eksperiencë shumë e bukur, e kam shijuar dhe përveç kësaj, kam mësuar shumë gjëra të reja. Nuk kisha marrë kurrë më parë pjesë në një muzikal, ishte diçka zbavitëse të cilën me kënaqësi do ta përsërisja”, rrëfen ajo për “Shqip”. E gëzon fakti që roli i saj, i cili kërkonte aftësi gjithashtu aktoreske, aftësi që Cani i tregonte për herë të parë, u pëlqye dhe reagimi nga ana e publikut ishte pozitiv. “Për projekte serioze, të mirëfillta dhe të rëndësishme për Shqipërinë unë do mundohem gjithmonë të jem e pranishme”, shton ajo. Thotë se ishte një kënaqësi të punonte me artistë shqiptarë, pasi kjo i ka dhënë mundësinë që të njihej më afërsisht me disa prej tyre. “Bashkëpunimi ishte i rehatshëm dhe përpos kësaj lidha një miqësi me Soni Malajn. Ajo është shumë e talentuar dhe gjatë muzikalit u bëmë mikesha”. Të gjithë mendojmë se pas kuintave artistët bëhen miq ose ndonjëherë edhe armiq me njëri-tjetrin, por në fakt Cani tregon se në më të shumtën e rasteve artistët janë thjesht indiferentë karshi njëri-tjetrit. “Unë i njoh gati të gjithë këngëtarët e famshëm në Gjermani, ia kaloj jashtë mase mirë me ta kur i takoj, por vetëm kaq. S`do të thosha se kam shumë miq nga ky ambient. Mikeshat e mia më të mira, janë ose shoqe të hershme të shkollës së mesme, ose njerëz të thjeshtë, me të cilët nuk jam njohur në skenë” thotë ajo. Edhe në Gjermani, mikesha e saj më e ngushtë është një vajzë nga Kosova, të cilën e ka fqinje aty ku jeton. Është një nga njerëzit më të mirë që ka njohur dhe gjatë kohës, është shndërruar në një njeri shumë të afërt për të. Lidhjet e saj me Shqipërinë, nuk përfundojnë në këtë miqësi... Miriami ruan në kujtesën e saj edhe bashkëpunimin me Alketa Vejsiun, në një këngë në anglisht e cila bëri bujë për kohën. “Është gjithmonë kënaqësi të komunikoj me Alektën, se kemi kaluar mjaft mirë bashkë. Mes nesh ekziston një respekt reciprok dhe kjo është baza e një miqësie të shëndetshme”, shprehet Cani. Ndërkohë në Shqipëri, ajo ka hedhur bazat edhe të një shoqërie tjetër të bukur, e cila është përfolur shumë kohët e fundit në shtypin rozë shqiptar se nuk është thjesht një shoqëri.

Çfarë më lidh me Albanin?

Ndonëse nuk e thotë me plot gojën, në një farë mënyre Miriami konfirmon më në fund, ekskluzivisht për revistën “Shqip” atë lidhje të përfolur aq shumë, që e ka torturuar kaq gjatë shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skënderajt, ka diçka që e kalon shoqërinë e thjeshtë. Kjo duket qartë kur Miriami shprehet: “Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe krejt natyrshëm, jo e detyruar. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo çfarë mund të them është se unë dhe Albani jemi shumë të lumtur që kemi njohur njëri-tjetrin dhe gjëja më e bukur është se pasioni i përbashkët na ka lidhur akoma më fort. Kemi shumë respekt ndaj njëri-tjetrit dhe këto janë arsyet përse ne do të ecim shumë e më shumë përpara, në çdo aspekt. Mendoj se përgjigja është shumë e dukshme”. Ajo shton se raporti mes të dyve është i veçantë. Punojnë bashkë, kanë të njëjtin pasion dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin. “Kemi të njëjtat pasione, një botë të njëjtë shpirtërore. Momentalisht kemi aq shumë punë dhe projekte që po i realizojmë bashkë, sa nuk do mjaftonte një intervistë që të flisja për jetën tonë private... përpos faktit që ajo është e shenjtë dhe s`mund të rrëfehet në dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk janë bashkë vetëm në jetë, por dhe në muzikë. Kanë realizuar së bashku një duet dhe po përpiqen të kënaqin fansat edhe me një klip. Dëshira e tyre është që të hyjnë në tregun muzikor botëror me duetin, por kjo nuk është aspak e thjeshtë. “Megjithatë gjërat po ecin mirë. Në Gjermani shumë firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin këngën për fushata publicitare, por ka dhe shtëpi kinematografike të rëndësishme dhe me emër në Gjermani, të cilat e duan atë për kolonë zanore në filmat e tyre”, shton vajza nga Elbasani. Por asnjëri prej të dyve nuk nxiton, se gjërat e bukura duan kohë që të marrin jetë. “Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Miriami. Kënga është dhe në versionin shqip në albumin e Albanit, i cili është realizuar në studion e Miriamit dhe me bashkëpunëtorët e saj. “Albani është një njeri jashtë mase i talentuar. Që ditën e parë që e dëgjova isha e bindur se ai meriton shumë më shumë nga sa ka arritur. Do përpiqem me gjithë forcën time që ai të ketë sukses edhe këtu në Gjermani, por gjithçka në fund fare varet nga aftësitë e tij dhe të njerëzve me të cilët punon. Do më pëlqente që Albani me talentin e tij, të prezantonte artin shqiptar në botë, sepse mendoj që ai është mashkulli më i kompletuar si artist”, shprehet për revistën “Shqip” këngëtarja Cani. Menaxheri i saj është gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo është e bindur se një ditë miku i saj do të arrijë famën ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Miriam Cani: E lumtur që njoha Albanin   19th October 2008, 5:02 am

PATRIOTJA IME KJO DHE MIKE NJEKOHESIST albania

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Miriam Cani: E lumtur që njoha Albanin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: