ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Machado, shkrimtari i "humbur" i Brazilit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Machado, shkrimtari i "humbur" i Brazilit   5th October 2008, 4:17 am

Kritikët e vlerësojnë më shumë se vetë Borgesin e madh


Kur romancieri Joaquim Maria Machado de Assis ndërroi jetë 100 vjet më parë, në 29 shtator, "ikjen" e tij pakkush jashtë Brazilit e vuri re. Megjithatë, vitet e fundit ai u shndërrua nga një figurë periferike e botës së letrave anglishtfolëse, në një letrar të preferuar dhe krijues tendencash, i promovuar nga shkrimtarë shumë herë më të famshëm e të njohur nga ai, kritikë të mëdhenj. E gjithë kjo radhë njerëzish të letrave e ka cilësuar Joaquim-in si një "gjeni të anashkaluar". E famshmja Suzan Sontang, një admiruese e zjarrtë dhe e hershme e tij, dikur e pat cilësuar shkrimtarin si më të madhin e të gjitha kohërave nga vendet e Amerikës Latine, duke tejkaluar për nga rëndësia madje edhe vetë legjendën Borges. Në librin e tij, "Gjeniu", të botuar në vitin 2002, kritiku i famshëm, Harold Bloom, shkoi edhe më tej në konsideratën e tij, duke shkruar se Machado ishte "lideri suprem i letërsisë së zezë deri më tani". Ai është krahasuar me Flaubert dhe Henry James, me Beckett dhe Kafkën, apo me John Barth dhe Donald Barthelme. Romani i tij më i famshëm është "Kujtimet post-mortum të Bras Cubas". Ky është një lloj autobiografie e një aristokrati dekadent që reflekton zhgënjimet e jetës së tij dhe dështimet nga përtej varrit. Edhe pse vdekja e tij nuk u vu shumë re, vepra e Machado-s është një nga më të analizuarat, lexuarat, përkthyerat, shndërruarat në filma. Një pjesë e poemave të tij janë shndërruar edhe në këngë. Për shumë kritikë, ardhja e tij në botën e letërsisë amerikano-latine dhe atë të përbotshme në përgjithësi ishte një lloj "mrekullie". Ai lindi në Rio de Janeiro, në vitin 1839. Ishte nip skllevërish dhe bir i një bojaxhiu me një emigrante të bardhë që merrej me larjen e rrobave e që vinte nga ishujt Azore. Machado, jashtëzakonisht i ditur dhe erudit, para se të shndërrohej në romancier kishte punuar si shkrues në makinë dhe gazetar. Veç romanit ai lëvroi shumë edhe poezinë dhe dramën. Gjatë karrierës së tij si zyrtar ai punoi për disa kohë edhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe u martua me një portugeze të bardhë me prejardhje fisnike. Kështu nisi një jetë prej nëpunësi të shtresës së mesme, gjë që i mundësoi edhe lëvrimin e një karriere si përkthyes i veprave të Shekspirit, Hugosë dhe luanëve të tjerë të letërsisë botërore. Aty nga mosha 40-vjeçare ai po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore, me kriza të rënda epilepsie, të cilat sa vinin e i përkeqësoheshin. Nga një situatë e tillë desh humbi edhe shikimin. Kjo krizë duket se solli shndërrime rrënjësore në mënyrën e tij të jetesës, të të sjellurit dhe mbi të gjitha të fokusimit. Në gjysmëshekullin që pasoi, Machado shkroi 5 romane që kishin një lloj lidhjeje me njëri-tjetrin dhe që i dhanë një reputacion të padiskutueshëm brenda vendit. Edhe pse kritikë të ndryshëm tentojnë që ta konsiderojnë veprën e tij të sipërpërmendur, botuar në vitin 1881, si kryeveprën e krijimtarisë së tij, shumë brazilianë do të preferonin në vend të saj të vendosnin në "Fonin mbretëror" një tjetër libër, "Dom Casmurro", botuar në vitin 1899, që përqendrohet në pasojat korrozive të xhelozisë seksuale. Sipas njërit prej ekspertëve më të mëdhenj të veprës së Machado-s, Robert Schvarz, ajo çka të bie më shumë në sy në romanet e brazilianit është fryma e një shkrimtari që nuk ushqen iluzione, një shkrimtari kurajoz, cinik hera herës dhe që i përket racës së njerëzve shumë të civilizuar e me horizont. Njëherazi Machado është i pamëshirshëm në pasqyrimin e hipokrizisë së njeriut "modern". Që nga periudha kur nisën të prodhohen filmat e parë pa zë, veprat e Machado-s u shndërruan në lëndën e parë të kinematografëve të rinj brazilianë. Ndërkohë, shkrimtari u mor edhe me hedhjen e themeleve të Akademisë së Letërsisë së Brazilit, në fondin e së cilës ndodhen edhe origjinalet e 27 filmave të shkurtër e pa zë, që kanë në qendër të tyre veprat e shkrimtarit. "Kur ndeshesh për herë të parë në bankat e shkollës me veprën e Machado-s, e kupton menjëherë se ai është mjeshtri dhe ustai i papërsëritshëm i gjuhës portugeze, është Shekspiri ynë, magjistari që luan mrekullisht me fjalët, si të ishin tinguj", thotë një brazilian 80-vjeçar, i pasionuar i përjetshëm i shkrimtarit të vendit të tij. Sipas tij, veprat e Machado-s vazhdojnë të tingëllojnë aktuale dhe janë psikologjikisht të kohës. Edhe në mesin e ndryshimeve të mëdha që pësoi shoqëria braziliane, Machado pati aftësinë që të kapë thelbin e gjërave, thelbin e ndryshimeve, të së vjetrës që po perëndonte dhe të së resë që po lindte nga gërmadhat e saj. Ai ishte mjeshtër i brendisë së qenies njerëzore, i sjelljeve, mendimeve, botës intime., E ndërsa në Brazil Machado është një idhull, veprat e tij çuditërisht nuk njihen shumë jashtë vendit, aq më pak jashtë kontinentit. Ato janë përkthyer në pak gjuhë të huaja dhe bëhet fjalë për përkthime që, sipas shumë kritikëve, lenë për të dëshiruar. Arsyeja është se vepra e tij është një vepër që nënkuptohet, mesazhet merren përmes leximit të rreshtave jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por të nënkuptuar dhe personi që merr përsipër përkthimin, në radhë të parë duhet të jetë një njohës i mirë i Brazilitzakoneve, historisë e madje edhe folklorit të këtij vendi. Të përkthesh një autor të tillë është një sfidë e vërtetë, sepse ambiguiteti, ironia dhe zhdërvjelltësia e gjuhës janë të paarritshme e të patjetërsueshme. Pak vetë kanë pasur kurajën t‘i futen një ndërmarrjeje të tillë që pranon vetëm suksesin, pasi përndryshe dështimi është i turpshëm për këdo që i thotë vetes profesionist. Një pjesë e madhe e shkrimtarëve që e admirojnë dhe adhurojnë Machado-n, e konsiderojnë veprën e tij si pararendëse e jo rrallë edhe ngjizëse tendencash të reja letrare, për sa i përket shekullit të kaluar. Allen Ginsberg e ka konsideruar Machado-n si një Kafkë latin. Të tjerë e kanë krahasuar me Beckett. Kjo, sepse ai është ironizues, një komedian tragjik. Në veprën e tij ai jep përmes momenteve më komike anën më tragjike të realitetit, ai nënvizon vuajtjet, duke të bërë për të qeshur. Ai e sheh dhe e konsideron vuajtjen gjithmonë me ironi. Për të tjerë ai është i ngjashëm me Swift dhe Sterne. Pyetja që bëjnë të gjithë është: Përse Machado-s iu desh kaq shumë kohë për t‘u bërë i njohur për publikun anglishtfolës? Fillimisht ai është përkthyer në fund të shekullit XIX, më pas dikush u mor më seriozisht me veprën e tij në fillim të shekullit të kaluar, duke sjellë në një anglishte të pranueshme disa prej romaneve dhe tregimeve. Më vonë, i njëjti përkthyes që kaloi nëpër duar të mëdhenjtë amerikano-latinë si Markes, Borges e Llosa, mori në vëmendje edhe Machado-n. Ky ishte përkthyesi i madh i spanjishtes, Rabasa, i cili pohoi pas përfundimit të punës se ishte zbavitur shumë teksa kishte përkthyer një tjetër vigan të letërsisë latine. Sipas tij, ndjenja që kishte përjetuar ishte se Machado ish një shkrimtar që nuk i përkiste kohës së tij dhe njëherazi i përkiste çdo kohe. Sipas të madhes Sontang, që ka shkruar edhe parathënien e përkthimit të veprave, pranimi që Perëndimi i ka bërë shkrimtarit të madh ka qenë i ngadaltë, sepse ai është paragjykuar duke menduar se është thjesht një shkrimtar që vjen nga periferia e botës dhe si pasojë nuk ka shumëçka për të thënë. Sot, gjërat kanë ndryshuar dhe pjesa më e madhe e brazilianëve janë të lumtur që imazhi i shkrimtarit të tyre të dashur po ndryshon me kalimin e kohës dhe gjërat po shkojnë në vendin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Machado, shkrimtari i "humbur" i Brazilit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: