ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Seksi ekologjikisht korrekt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Seksi ekologjikisht korrekt   5th October 2008, 4:11 am

Beni dashuri. Ne uje apo mbi bar. Nje lumin e drites se qirinjve apo mes batanijeve mbi kanape. Dhjete rregulla per t'u kopjuar. Sepse te shteposh planetin eshte "trendy". Dhe tani edhe seksi

A mendoni se seksi eshte gjeja me natyrale ne bote? Nuk gaboheni, por mund te beni edhe me me mire. Te pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, sic e kerkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Jashtezakonshit eksituese, ajo rizgjon ndjenjat e fjetura, duke ndihmuar ne te njejten kohe edhe planetin Toke, i kercenuar nga krizat energjetike dhe mungesa e ujit. Interesante, por nga duhet filluar? Hapi i pare eshte dalja nga shtrati. Per nje takim dashurie eshte me mire t'i drejtoheni kopshtit, sic ben se fundmi Angelia Jolie. Por edhe Sandra Bullock dhe Jennifer Lopez preferojne qe perkedhelite me partnerin t'i shkembejne ne ajrin e fresket te nates. Me pak te famshem, por teper me te cmendur duken fansat e http://www.safeoutdoorsex.com: dyzete per qind e te intervistuave nga kjo faqe e internetit rrefejne se kane bere dashuri ne mes te gjelberimit. Si te thuash, jashte shtepise eshte me e shendetshme: u kthehesh rrenjeve, ne kontakt me natyren. Dhe eshte me ngacmuese. Seksi ne ajer te paster eshte bere nje stil jetese qe po fiton terren gjithnje e me shume. Te shkosh me biciklete ne pune, apo te ushqehesh me ushqime biologjike, tashme nuk mjafton me: edhe mes kuvertave tashme eshte e modes te jesh ekologjikisht korrekt. Per me rigorozet, sherben "Guida per seksin mik te natyres", nje dekalog i pakrahasueshem qe arrin nga Green Peace per te thirrur "mund te jesh nje bombe ne shtrat, pa shkaktuar ndotje". Nje dyzine keshillash praktike qe perziejne pasionin dhe kursimin energjitik. "Ky eshte nje provokim i aktualitetit", thote Luca Sabatini, drejtor i maredhenieve me publikun ne Green Peace. "Pas atyre njeqind diteve te veres, muajve me te nxehte rekord dhe defekteve te perhershme te centraleve elektrike, te gjithe e kemi kuptuar se uji dhe energjia elektrike jane te mira te cmueshme qe nuk duhet te cohen dem. Madje edhe kur behet seks. Per me teper, eko-love eshte romantizem i paster: shuhen dritat dhe ndizen qirijte, apo behet dashuri nen driten e henes". Dhe mundesite per te bere dicka te tille jane vertet te pafundme. Mjaft te kujtojme pershembull ato mijera kilometra vije bregdetare qe nuk i shfrytezon askush. E pse te mos perfitosh nga nje dite e ngrohte per nje nga ato takimet tete-a- tete? Dhe ketu vjen e vetmja gje e ndaluar: asnjehere mbi duna, nje ekosistem ky qe duhet rrespektuar ne menyre te prere. Mbi njezete per qind e te anketuarve jane pergjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin me seksi te botes. A ju ben per vete ideja? Do te donit t'i shijonit edhe ju gezimet e seksit natyror? Ja dhjete rregulla eko-joshese per t'i eksperimentuar.

1. Eshte mbremja e duhur? Ne momentin fatal mos e ulni ndricimin: shuajini te gjitha dritat dhe ndizni qirijte. Rezultati: atmosfera behet magjike, drita e bute e flakeve ben qe te gjithe te duken me te bukur. Per me teper, ne kete menyre, do te kurseni per disa ore energjine elektrike. Nje tjeter alternative: hapni perdet dhe beni dashuri ne driten e muzgut. Apo ne ate te henes dhe yjeve, pa ndezur as edhe nje drite tjeter. Natyrisht, mbi nje shtrat ekologjik, [pa gerryerje te moles apo bojra dhe llaqe toksike], e permes mbulesave prej pambuku, jo te zbardhur me kimikate.

2. Midhje dhe fruta deti si afrodiziake: zgjidhje banale. E qe mbi te gjitha nuk e ben mire ekosistemeve detare, te cilet jane vene perpara nje prove te rende nga peshkimi dhe ndotja. Zevendesojini ato me nje pije eksituese dhe energjizuese ne oren e aperitivit. Per partnerin, do te ishte perfekt nje kokteil frutash tropikale. Kurse per femrat, do te shkonin nje shkonin perimet e shtrudhura. Gjithashtu, do te ishte mire qe darken tuaj nen driten e qirijve ta pluhurosnit me me teper ereza: piper te kuq, xenxefil, kanelle. Mesdheu do t'ju falenderonte.

3. Ndiheni te rene shpirterisht dhe pijet energjike ju japin efektin godites te pese filxhaneve me kafe? Nje leng frutash te shtrydhura te stines, [mbi te gjitha jo gjenetikisht te modifikuar], eshte nje viagra e persosur natyrale. Nje ngarkese sheqernash te thjeshte prodhues endorfine, qe te japin eufori dhe qe i japin nje marsh perpara potences seksuale. Nese keni nevoje per nje ndihme edhe ca me te madhe, mund te hani pasdite drithra dhe fruta te thata, te cilat stimulojne sekretimin e hormoneve seksuale.

4. Para, pas, apo gjate nuk ka rendesi. Por dushin bejeni se bashku. Eshte zbavitese, sensuale dhe kursehet pesedhjete per qind e ujit. E per ta bere me te kenaqshme, mjafton te sapunisni njeri-tjetrin me nje banjoshkume qe ka ne baze proteinat natyrore: kenaqesia eshte e garantuar dhe nuk keni asnje brerje ndergjegjeje se mos ndotni mjedisin.

5. Bari i oborrit te shtepise te fton t'u jepesh kenaqesive. Por nese i ke lene dore te lire ndonje kopshtari te merret me te, rrezikoni t'i beni lojrat e dashurise mbi nje shtrat pesticidesh. Pa llogaritur ketu qe fqinjet mund te mos i pelqejne lojrat tuaja.... Zgjidhja: nje kopsht pa plehra kimike dhe nje shetitje ne mal: ne lartesite prej dymije metrash nuk ngjitet thuajse askush.

6. Futjuni gjuajtjes se lendinave te izoluara, plazheve te shkreta apo pyjishteve. Kerkimi i nje vendi alternativ per te bere dashuri ne kontakt me natyren, eshte nje rast i mire per te thithur ajer te paster, per te tonifikuar lekuren, per te zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetem kaq: forcon lidhjen e ciftit dhe permireson humorin.

7. Perversiteti dhe transgresioni nuk banojne ketu. Regullat e eko-dashurise parashikojne nje maredhenie seksuale pa shume xhingla dhe komplikime. Pra "mos u sforconi te tregoni nje seksualitet qe nuk ju perket, duke kopjuar ate qe shfaqet ne televizon dhe ne reklama te ndryshme", spjegon Marco Rossi, seksolog i "Loveline", programit kult te MTV-se. Duhet te hiqni nga koka idene per te bere figure te mire. Dhe kujtoni se qe te jesh natyral do te thote te perqendrohesh mbi kenaqesine tende, pervecse mbi ate te partnerit.

8. Ata qe nuk duan te heqin dore nga aksesoret si prej kusari, prej lekure te zeze, duhet te kete parasysh se eko-seksi pranon vetem komplete te erreta dhe kamzhike sadomazokiste prej lekure ekologjike. Te tjerat, qe mund te jene te 9.Prezervativi? Po, faleminderit. Vendosja e prezervativit eshte nje gjest natyror, kete e benin edhe romaket e lashte kur perdornin si prezervative nje pjese nga zorra e qinjgjit apo e buallit. Prezervativi plastik, eshte i vetmi perjashtim nga rregulli per perdorimin e gjerave natyrale. Pasi nga seksi i sigurte, nuk duhet hequr dore. Kurre. E megjithate mos e hidhni kurre ne plazh, apo mes bimesise. Edhe pse eshte i lejueshem per t'u perdorur, kjo nuk do te thote se duket te rrezikohet ambienti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Seksi ekologjikisht korrekt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Ndjenja ,dashuria,erotika :: Erotika-
Kërce tek: