ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Masa: Tani duhen tre dopieta!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Masa: Tani duhen tre dopieta!   4th October 2008, 2:36 pm

4 Tetor “Duhet të shikojmë përpara, pa u mërzitur”. Felipe Masa reagon ndaj asaj që ndodhi të dielën në Singapor. Gara për titullin Botëror nuk është e kompromentuar, dhe pse tani Luis Hemiltoni është shtatë pikë para. “Siç tha Stefano Domenikali pas garës, tani duhet të realizojmë tre dopieta në tre garat e mbetura”, tha Masa. “Do të jetë e vështirë, por të gjithë do të japim maksimumin tonë. Gara ime në Singapor u vendos nga ai incident në bokse. Pasi u nisa nuk vura re asgjë të gabuar, por më pas inxhinjeri im i garës më tha të ndaloja, sepse tubi i benzinës kishte mbetur i ngjitur me makinën”. Më pas Masa saktëson: “Ne nuk e përdorim semaforin për t’u treguar më të zgjuar se të tjerët, por sepse fitojmë sekonda. Semafori mund të ndizet sapo tubi i benzinës hiqet nga makina, apo edhe në mënyrë manuale, si në Singapor, dhe në atë çast mekaniku gaboi. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe dënimin dhe gomën e shpuar, atëherë mund të them me plot gojën se ajo e të dielës qe një garë për t’u harruar sa më shpejt”. Por Felipe kujton edhe gjërat që fuknsionuan mirë në Azi: “Duhet të them se makina ka bërë një hap përpara pas punës së madhe që kemi kryer kohët e fundit. Modeli ynë F2008 ishte shumë i fortë gjatë gjithë fundjavës dhe ne kishim potencialin për të bërë një dopietë, por ja që mbetëm me duarbosh. Gjithsesi, gara natën ishte një përvojë e këndshme, interesante dhe argëtuese. Ndër të tjera, ecuria e saj, evidentoi edhe një herë se rregulli i Makinës së Sigurisë ka diçka që nuk shkon, sepse nuk ka se si garën ta fitojë një pilot që vjen nga fundi i rreshtimit, thjesht sepse ka fatin të hyjë në bokse tamam kur hapet semafori jeshil i korsisë. Sigurisht, ne gabuam, por ligjet në fuqi nuk garantojnë fitoren për paketën më të mirë pilot?makinë, siç është motoja e Formula 1”. Gara e ardhshme do të jetë në Fuxhi, në Japoni. “Vitin e kaluar kualifikuesja dhe gara u zhvilluan me shi”, vazhdon Masa. “Ishte një fundjavë shumë e vështirë dhe vendi i gjashtë nuk ishte shumë i këndshëm. Por në pistë të thatë ishim shumë të shpejtë. Tani ka kaluar një vit, por unë kam besim se do të jemi kompetitivë. Mua më pëlqen pista dhe kam shpresa për të rikuperuar disavantazhin ndaj kreut, sepse siç fitoi gjashtë pikë Hemiltoni në Singapor, mund t’i fitoj edhe unë në Japoni, ose në dy garat e mëtejshme të vitit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Masa: Tani duhen tre dopieta!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Formula 1-
Kërce tek: