ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Juventusi, mbrojtje me “paterica”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Juventusi, mbrojtje me “paterica”   4th October 2008, 2:34 pm

4 Tetor Ekziston një rrotacion të cilin Klaudio Ranieri nuk ka dëshirë ta përdorë asnjëherë... Eshtë ai i detyruari dhe sidomos në repartin e mbrojtjes, për shkak të dëmtimeve. Nga fillimi i sezonit deri më sot, nuk ka pasur paqe për repartin e prapavijës së Juventusit dhe ndaj Palermos, përpara Bufonit, do të ketë sërish ndryshime. Trajneri bardhez ka shumë pak alternativa dhe është i detyruar t’i besojë dyshes Knezeviç?Melberg, duke parë se si Legrotalje, ashtu edhe Kielini kanë probleme fizike. Pra, kurioziteti është i lidhur me faktin se në pesë javë të zhvilluara deri tani, mbrojtja e “Zonjës” ka pësuar një “metamorfozë”. Përveç Grigerës, i impenjuar në të gjitha sfidat e kampionatit dhe Champions, përveç se në ndeshjen me Kaljarin, siguritë janë të vogla. Një nga këto është Bufon, por numrit “1” iu desh të tërhiqej për një problem muskulor. Në të majtë Molinaro dhe De Çelje janë alternuar, por asnjëri nuk është ende në formën më të mirë. Por, surpriza e vërtetë është dyshja e qendrës. Dy titullarët, Legrotalje dhe Kielini kanë luajtur bashkë vetëm dy ndeshje nga shtatë të mundshme. Kielini, pas dëmtimit që pësoi në fillim të sezonit, u kthye me Udinezen, por është ende në konvaleshencë dhe me Baten ka pësuar një tjetër dëmtim, edhe pse të vogël. Nuk do të jetë ndaj Palermos, ashtu si Legrotalje, që do të mungojë 20 ditë. Pra, duket se dyshja e qendrës do të jetë Melberg?Knezeviç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Juventusi, mbrojtje me “paterica”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: