ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sheva: “U ktheva!”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Sheva: “U ktheva!”   4th October 2008, 2:33 pm

4 Tetor Ukrainasi ka gjetur buzëqeshjen me golin e shënuar në UEFA

“Sa shumë e kam pritur për këtë ditë, sepse gjithmonë dukej sikur kishte diçka që më pengonte për ta dërguar topin në rrjetë”



“E prita shumë”. Dhe erdhi... Goli i fundit i Andrij Shevçenkos me fanellën e Milanit, përpara atij në Zyrih, në Kupën UEFA, është shënuar në vitin 2006, në Champions League, ndaj Lionit. Duket se Europa është fatsjellëse për sulmuesin ukrainas, i cili është zhbllokuar në sfidën zviceriane, duke i dhënë fitoren kuqezinjve. Natyrisht, për nga kompeticioni, ky nuk është maksimumi, por për “Carin” bëhet fjalë për një gol që ka një rëndësi të madhe. “Eshtë një i madh përpara për mua dhe jam shumë i lumtur. Goli, për një sulmues është gjithmonë i rëndësishëm. Jam me të vërtetë i kënaqur”. Menjëherë pas rrjetës, Andrij ka përqafuar shokët e skuadrës dhe të gjithë e kanë përgëzuar: “Të gjithë e dinin se për mua ky gol ishte i rëndësishëm. E kërkoja shumë pas dy vitesh thatësirë dhe kjo më jep më shumë movitim. Ky është një moment i shkëlqyer, për mua dhe për skuadrën”. Në fakt, ish?lojtari i Çelsit flet për një “mallkim” të prishur sepse “sa herë që kërkoja të shënoja, kishte diçka që më pengonte, ose më mirë topi nuk shkonte në rrjetë, për çëshjte fati ose për zotësi të portierit kundërshtar. Më në fund arrita edhe unë të shënoj. Te Milani është e lehtë ta bësh diçka të tillë, sepse me kampionët që luajnë në fushë është kënaqësi që të luash”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Sheva: “U ktheva!”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: