ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Uorren Bufet: Ja si u pasurova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Uorren Bufet: Ja si u pasurova   4th October 2008, 2:31 pm

Jeta e një miliarderi filantrop mes fitimit marramendës dhe shpërndarjes së parave për bamirësi



Nga gazetashitës i thjeshtë, në njeriun më të pasur të botës


Është njeriu më i pasur në botë, por për amerikanët ai është thjesht "Orakulli i Omahas". Pikërisht nga ai qytet i Nebraskës i humbur në Amerikën e stepave, Uorren Bufet krijoi perandorinë e tij ekonomike dhe famën e një filantropi miliarder. Pikërisht që aty, me mijëra kilometra larg "Wall Street"-it, javën e kaluar bëri që të merrnin frymë bursat, duke investuar rreth 5 miliardë dollarë në "Goldman Sachs". Ai kaloi orë të tëra në telefon për t‘u dhënë këshillat e tij të çmuara financierëve dhe bankierëve, senatorëve e ministrave. Krizën ekonomike që ka mbërthyer Amerikën në këtë kohë e ka cilësuar si "Perl Harbori ekonomik", duke u përpjekur me gjithë shpirt të bindte skeptikët se pavarësisht gjithçkaje, plani për shpëtimin e institucioneve financiare i hartuar nga Shtëpia e Bardhë, mbetet e keqja më e vogël. Si për koincidencë, disa ditë më parë u shfaq në raftet e gjithë librarive të Amerikës (po cilësohet si një bestseller) biografia e parë e autorizuar për "Orakullin e Ohamas". Njeriu më i pasur në botë ka qenë gjithmonë një financier (ai preferon që ta thërrasin biznesmen) jashtë skemave tradicionale, sepse në vend të grataçielave të Nju Jorkut, ka preferuar qetësinë e mërzitshme të Nebraskës, sepse gjithmonë ka qenë një njeri i rezervuar, që nuk është dhënë kurrë pas publicitetit, i sjellshëm me bashkëpunëtorët e tij dhe filantrop bujar. Me pak fjalë, asgjë më pak se "peshkaqenët" e tjerë të financës. Bufet ka qenë gjithmonë një njeri që ka dashur të tregojë se nëse je i zoti dhe pa qenë askush mund të ecësh shumë lart, se ndershmëria është më e mirë se veprimet dredharake, se klientët duhen trajtuar si partnerë. Kur ishte dhjetë vjeç, në 1940-ën, për ditëlindje i ati i dhuroi një udhëtim për në Nju Jork. Në vend të parqeve dhe vendeve argëtuese për fëmijët, Uorren preferoi një vizitë në "Wall Street", ku si një fëmijë shumë i zgjuar për të kapur dhe kuptuar mekanizmat e funksionimit të bursës, preku edhe financierët e vjetër dhe cinikë. Nga ana tjetër, aktivitetin e tij financiar e kishte filluar në moshën gjashtëvjeçare, kur bleu nga gjyshi gjashtë arka me "Coca Cola", të cilat i shiti më pas me një fitim prej 5 cent për shishe. Në moshën 14-vjeçare, falë shitjes së gazetave derë më derë, e kishte bërë deklaratën e tij të parë për taksat, duke i cilësuar si shpenzime kostot e biçikletës dhe kohës. Gjatë viteve të gjimnazit, ai ishte ndër të vetmit studentë që fitonte më shumë se profesorët (falë marrjes me qira të një fabrike), ndaj askush nuk çuditet kur thotë se "kolegji ka qenë gjëja e vetme me të cilin kam humbur kohë". Megjithatë, në universitet shkoi, por pati kurajën të refuzonte prestigjiozen "Harvard Business School" (ëndrra e të gjithë studentëve që pëlqejnë financën) për t‘u regjistruar në "Columbia University" në Nju Jork. Kjo ishte hera e parë që Uorren Bufet autorizon një biografi të vetën. Në të kaluarën ia kishin kërkuar shumë shkrimtarë dhe reporterë të çdo lloji, por në fund zgjedhja ishte vetëm njëra: Alicia Schroeder, ish-menaxhere e "Morgan stanley", që meritoi respektin e Bufet për analizat e saj mbi tregun energjetik dhe që për pesë vjet e ka pasur të lirë hyrjen në jetën private të "Orakullit". Pesë vjet intervista me të, me familjarët e tij, me miqtë, kolegët dhe të punësuarit. Rezultati i gjithë kësaj është "Snowball", një libër me pothuajse njëmijë faqe, që tregon gjithçka mbi jetën e "Orakullit të Omahas", ashtu siç nuk e kemi njohur kurrë më parë. Titulli "Top bore", që ka lidhje me një prej frazave më të famshme të Uorren Bufet (jeta është si një top bore, por gjëja më e rëndësishme është që të gjesh borë të "freskët" dhe një dishezë shumë të madhe), tregon epopenë e jashtëzakonshme të atij fëmije që 68 vjet më vonë, pas udhëtimit në Nju Jork u bë njeriu më i pasur në botë sipas vlerësimeve të "Forbes"-it. Libri tregon me detaje gjithë jetën e tij si biznesmen, krijimin e perandorisë "Brekshire Hatahway", kompanitë e mëdha ku ka investuar si "American Express", "Coca Cola", "Uashington post", "Gillette", historitë e tij si filantrop, për kanoçen e "Coca Cola"-s gjithnjë mbi tavolinë (është vërtet i fiksuar pak kësaj pije), por mbi të gjitha shumë histori personale. Ata që do të kenë fatin ta kenë librin në duar, do të lexojnë edhe se si për të bërë për vete bashkëshorten Susan, Uorrenit iu desh të bënte njëherë për vete të atin, apo raportin me tre fëmijët që e kujtojnë si njeriun që i mbante sytë gjithmonë të fiksuar tek "Wall street journal", lidhjen e Katherine Graham, pronarja e famshme e "Washington Post". Një histori e gjatë dashurie që nisi kur ai ishte 40 vjeç dhe ishte i martuar, ndërsa ajo një e ve rreth të pesëdhjetave. Një ngjarje që do t‘i shkatërronte martesën: "Një nga gabimet më të mëdha në jetën time ishte se lejova gruan time, Susan, të më linte". Libri, "Snowball" tregon shumë histori edhe mbi njerëz të fuqishëm dhe të famshëm si Akiuo Morita, bashkëthemeluesi i "Saonya"-s, apo si Bill Gejts, njeriu që Bufet e cilësoi menjëherë si "shpirtin binjak" dhe të dy së bashku i dhanë jetë projektit më të madh filantropik të historisë. "Snowball" tregon edhe histori burrash dhe grash pak të njohura, vartësve dhe miqve, dhe të tre fëmijëve që pas vdekjes nuk do të marrin asnjë qindarkë nga pasuria e babait, sepse pasuria e tij do të ndahet mes pesë fondacioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Uorren Bufet: Ja si u pasurova
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: